Politika e cookies
Një përmbledhje e thjeshtë e cookies që Plutoni përdor dhe pse.
Çfarë janë cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në shfletuesin tuaj kur vizitoni një faqe interneti. Ato na ndihmojnë të mbajmë shportën tuaj dhe sesionin e llogarisë ndërmjet vizitave.
Cookies që përdorim
Cookies të nevojshme
Këto janë të domosdoshme për funksionimin e faqes dhe nuk mund të çaktivizohen. Asnjëra prej tyre nuk përdoret për reklamim.
plutoni_session— mban të kyçur llogarinë tuaj pasi hyni (deri në 7 ditë, ose deri sa të mbyllni shfletuesin nëse nuk zgjidhni të mbeteni të kyçur).plutoni_guest_token— identifikon shportën/listën e dëshirave kur blini pa llogari (180 ditë).plutoni_pending_registration— ruan hapin e verifikimit të email-it gjatë regjistrimit (45 minuta).plutoni_oauth_state— mbrojtje sigurie gjatë hyrjes me Google ose Facebook (10 minuta).plutoni_chat_sid— lidh bisedën tuaj në chat-in e mbështetjes (14 ditë).pl_hrot— ruan rendin e shfaqjes së produkteve në ballinë gjatë vizitës; skadon kur mbyllni shfletuesin dhe nuk përmban të dhëna personale.plutoni_active_store— përdoret vetëm nga stafi i dyqaneve partnere në panelin e dyqanit.plutoni_touch_debug— krijohet vetëm nëse aktivizoni vetë mjetin diagnostikues të faqes.
Zgjedhja juaj për cookies ruhet në shfletuesin tuaj (plutoni_cookie_consent), që të mos ju pyesim në çdo vizitë.
Cookies analitike
Plutoni aktualisht nuk përdor mjete analitike.
Cookies marketingu — vetëm me pëlqimin tuaj
Përdorim Meta Pixel (Meta Platforms) për të matur efektin e reklamave tona. Ai ngarkohet vetëm pasi të pranoni kategorinë "Marketing"; pa këtë pëlqim nuk ngarkohet asnjë skript dhe nuk vendoset asnjë cookie e Meta-s. Pasi ta pranoni, Meta mund të vendosë cookies të veta (p.sh. _fbp) dhe të marrë informacion për faqet që vizitoni, produktet që shikoni, kërkimet, shtimet në shportë dhe fillimin e checkout-it. Po me këtë pëlqim, kur përfundoni një porosi, serveri ynë i dërgon Meta-s edhe ngjarjen e blerjes: vlerën dhe produktet e porosisë, email-in dhe telefonin në formë të koduar (hash), adresën IP dhe llojin e shfletuesit. Pa pëlqimin tuaj kjo ngjarje nuk dërgohet. Këto të dhëna përpunohen edhe sipas politikës së privatësisë së Meta-s.
Menaxhimi i cookies
Pëlqimin për marketing mund ta jepni ose ta tërhiqni në çdo kohë nga lidhja "Cilësimet e cookies" në fund të çdo faqeje. Pas tërheqjes nuk dërgohen më ngjarje te Meta, dhe skripti i saj nuk ngarkohet më pas rifreskimit të faqes.
Cookies të nevojshme mund t'i fshini nga cilësimet e shfletuesit tuaj, por kjo do të parandalojë kyçjen dhe funksionimin e shportës — do t'ju dilet automatikisht nga llogaria.
Ndryshimet e kësaj politike
Nëse fillojmë të përdorim lloje të reja cookies, kjo faqe do të përditësohet përpara se ato të vihen në përdorim.
Na kontaktoni
Për pyetje rreth cookies:
Platforma operohet nga Plutoni Store SH.P.K., NUI 812449503.
Ju vendosni
Cookies të nevojshme për dyqanin — dhe marketing vetëm nëse e lejoni ju.